
Kategoria Superiore rinisi ditën e sotme, ku u luajtën katër takime, që dhuruan gola dhe emocione. Kishte 84 ditë që futbolli ishte ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19.
Në fushë sot, Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubet ishin kujdesur që të respektonin masat e vendosura, për të shmangur infektimin.
Tifozë në shkallët e stadiumit nuk pati, por të paktën ata iu gëzuan faktit që ekipet e zemrës u rikthyen në fushë.
Advertisement
Futbollistët ndërkohë respektuan distancën e sigurisë, mbajtën maska jashtë fushe, ndërkohë që u treguan të matur edhe në festime.
Fotot e mëposhtme tregojnë ato që nuk u panë në stadium me protagonistë lojtarët, si edhe një futboll ndryshe, të ndikuar nga pandemia.