Euro 2024 rikthehet të premten me dy çerekfinale emocionuese.

Në orën 19:00 Gjermania pret përballë Spanjën dhe në orën 22:00 Portugalia do të përballet me Francën.

Të gjithë presin betejën mes Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappe.  Francezi ishte një fans i madh i portugezit që i vogël, por të premten do të përballet me të.

Kylian Mbappe në konferencën për shtyp tha se ai nuk do që ronaldo të jetë i lumtur të premten, do që të triumfojë Franca përballë Spanjës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është një nder, të gjithë e dinë admirimin që kam për Cristiano Ronaldon. Ne jemi gjithmonë në kontakt. Ai do të mbetet një legjendë e sportit, por shpresojmë se ne mund të fitojmë të premten. Cristiano Ronaldo është unik, nuk do të ketë kurrë një lojtar tjetër si ai. Nëse do të jem pasardhësi i Ronaldos në Real, unë dua të shkruaj historinë time. Unë kam mundësinë të filloj ëndrrën time duke luajtur për Realin dhe shpresoj të shkruaj historinë e Realit, por historia e tij në Madrid është unike.

Unë kam shumë admirim për të, por të premten shpresoj që ai të mos jetë aq i lumtur sepse ne duam të arrijmë në gjysmëfinale”, tha Kylian Mbappe.