
Ata janë në qendër të vëmendjes në fushën e blertë, por jeta personale e djemve të Kombëtares ka patur gjithmonë interes të lartë për publikun.
Pas humbjes 2-1 me Italinë, Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Ndërkohë që djemtë përgatiten për përballjen e rëndësishme kundër Spanjës në datën 24 Qershor, ne po ju prezantojmë me partneret e tyre.



Lidhja e tyre bëri shumë bujë vite më parë, duke përmenduar faktin se bëri xhiron e rrjetit origjina e saj serbe, edhe pse në jetëshkrimin e saj nuk përmendet kjo gjë, duke shtuar Zvicrën si vendin e saj të lindjes. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.


Janë njohur përmes rrjeteve sociale dhe vetëm pak muaj më parë, Jasiri vendosi ta bënte lidhjen publike duke publikuar një foto me partneren e tij, Giotën.

Amir Abrashi jeton prej vitesh historinë e dashurisë me Ronën dhe vetëm një vit më parë u kurorëzuan në martesë.

Sulmuesi i Kombëtares u fejua dy vite më parë me partneren e tij e cila padyshim këtë evropian do të jetë tifozja më e zjarrtë e tij.

Prej dy vitesh portieri i Kombëtares tonë është në lidhje me modelen bukuroshe, me të cilën poston shpesh foto në rrjetet sociale. Pak kohë më parë e ka prezantuar edhe me familjen e tij.

Ramadani dhe partnerja e tij, Dardane kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në vitin 2020 dhe janë prindër të dy fëmijëve.
