Lojërat Olimpike kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe kanë prodhuar shumë ngjarje që janë bërë virale.

Rasti më i fundit është i harkëtarit Italian Mauro Nespoli. Pasi 36-vjeçari doli në fushë, pamjet e tij u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale. Të gjithë menduan se Nespoli ishte reperi amerikan Eminem.

“Eminem nga Italia,”-shkruan përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë ndarë edhe pamjet nga Lojërat Olimpike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mauro fitoi medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 dhe ishte anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe argjendin në Lojërat Olimpike Verore 2008, por ekipi i tij humbi ndaj Francës në Paris të hënën. Tani, Nespoli do të përballet me Kanadanë të dielën më 4 gusht.