30 vite ishin vërtetë një pritje e gjatë për një titull të Premier League-s angleze, por asgjë nuk e justifikon gjestin e shëmtuar të tifozëve të Liverpool-it që e lanë qytetin në një gjendje katastrofike pas përfundimit të festimeve.

Kundër tyre është shprehur edhe vetë klubi i cili kritikoi mijëra tifozë që e bënë qytetin zhul pas festimeve në qytet në momentin që arbitri i ndeshjes Chelsea-Manchester City i ra bilbilit.

Punëtorëve bashkiakë iu desh mëngjesin tjetër të pastrojë qindra ton plehra në qytet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mijëra persona u zbrazën rrugëve të Liverpool-it për të festuar titullin kampion, pa u kujdesur aspak për distancimin social nga Covid-19 .