Fitore të rëndësishme në ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Champions League, arriti dhe Borussia Dortmund e Benfica. Dhe pse me shifra minimaliste gjermanët mposhtën në shtëpi anglezët e Chelsea, të cilët vijojnë ecurinë e rezultateve negative pavarësisht milionave të shpenzuara në merkato.

 

Shkëndijën e parë të sfidës e dhanë blutë e Londrës që gjetën rrugën e rrjetës me anë kapitenin Thiago Silva. Por goli u anulua, pasi topi u godit me dorë nga ana e mbrojtësit brazilian. Mundësi të artë për londinezët pati dhe sulmuesi Joao Felix i cili në minutën e 37 të takimit, pasi arrit të hipnotizonte mbrojtësit e Dortmundit u tregua i pasaktë pasi goditi traversën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë nga ana tjetër Dortmund shfrytëzoi më së miri gabimet e lojtarëve të Chelsea dhe përmes një kundërsulmi të shpejt e të bukur, gjeti golin e avantazhit me Karim Adeyemi, që shtangu në vend mesfushorin Enzo Fernandez e më pas portierin. Gol ky, që i dha fitoren dhe e çon një hap drejt kualifikimit për në turin tjetër.

 

Ndërkohë fitore bindëse në Belgjikë siguroi dhe Benfica që mposhti vendasit e Club Brugge me rezultatin 2 me 0. Golat për portugezët u shënuan në pjesën e dytë, fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë me Joao Mario e më pas në minutën e 88 me Deres, që përfitoi nga përgjumja e mbrojtësve belg dhe vodhi një top në zonë duke e shndërruar në gol.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultat ky që paraprakisht vulos kualifikimin e Benfikës për në turin tjetër të Uefa Champions League. Sfidat u transmetuan ekskluzivisht në Tring.