Finalja e Conference League, Veliaj flet për mediat italiane: Do të jetë një festë e madhe për qytetin, Roma do të luajë thuajse si në shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Finalja e Conference League, Veliaj flet për mediat italiane: Do të jetë një festë e madhe për qytetin, Roma do të luajë thuajse si në shtëpi

Finalja e Conference League që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë ka ngjallur interesim të madh edhe nga mediat evropiane.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për radion e njohur italiane New Sound Level, në programin “IL DIABOLICO E IL DIVINO”, që drejtohet nga djali i futbollistit të madh brazilian dhe ish yllit të Romës, Falcao, Giuseppe Falcao.

 

Advertisement

Intervista më pas është publikuar edhe nga gazetat më të mëdha sportive të Italisë, si Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport etj.

 

– Si po përgatiteni për këtë ngjarje të jashtëzakonshme?

Ne kemi menduar për tre zona tifozësh, njëra në një park qendror në Tiranë, që do të jetë zona e tifozëve të Romës, njëra tek Pedonalja, që do të jetë për tifozët e Feyenoord, si dhe një zonë e përzier tifozësh. Fan – Zona e përzier është për familjet, për ata që nuk shkojnë në stadium dhe duan ta shohin lojën në ekranet e mëdha. Do të ketë ekrane të mëdha edhe për ata që nuk kanë bileta. Tirana, e po ashtu edhe qytetet kufitare, janë të prenotuara tashmë; do të kemi shumë tifozë dhe miq italianë. Në atë ditë do ketë më shumë se njëqind fluturime dhe do të jetë një festë e mrekullueshme”.

Advertisement

 

– Çfarë pritet nga kjo ndeshje?

Do të jem këtu me kryebashkiakun Gualtieri dhe mendoj se Roma është paksa e favorizuar, sepse në këtë qytet të gjithë e flasin mjaft mirë italishten. Sheshi ku ndodhet stadiumi quhet sheshi “Italia” dhe stadiumi është projektuar nga një arkitekt italian, Marco Casamonti, i njëjti arkitekt që ndërtoi stadiumin e Udinezes. Roma do të luajë pothuajse si në shtëpi dhe kjo, sigurisht që jep një avantazh.

 

Advertisement

– A do të bëjë tifo Tirana për Romën?

Eh, unë mendoj se po, ne kemi kryeministrin shqiptar që është një ultras i Italisë, ai është me Juven, por kur një ekip italian luan këtu në Shqipëri, gjithmonë tifoja bëhet për të. Roma do të ndihet si në shtëpi, mendoj se Roma do t’ia dalë. Tirana është qyteti më i lidhur me Italinë, pas Romës dhe Milanos. Për shumë italianë, është më lirë të vish këtu në fundjavë sesa të rrish në shtëpi, sepse mund të hash dhe të pish si në Itali, me një të tretën e çmimit. Janë 25.000 italianë që banojnë në Tiranë dhe disa shkojnë vajtje-ardhje, me fluturime low cost dhe jam i bindur që kush vjen, do të dashurohet me shikim të parë. Mendoj se Roma do t’ia dalë.

 

– Në të kaluarën, në Romë, tifozët e Feyenoord kanë krijuar probleme sa i përket rendit dhe qetësisë publike, duke prishur edhe një monument të rëndësishëm të qytetit. Si po përgatiteni për të përballuar çdo trazirë?

Advertisement

Policët shqiptarë do të bashkëpunojnë me policët italianë dhe holandezë. Jemi gati të përballemi edhe me tifozët më ngatërrestarë holandezë. Gjatë këtyre ditëve kanë ardhur policë italianë dhe holandezë për të trajnuar policinë tonë. Kemi foto të të gjithë tifozëve të rrezikshëm, kemi persona që do të kujdesen dhe vullnetarë që kanë menaxhuar tashmë ngjarje të rëndësishme si vizita e Papës apo koncerte shumë të rëndësishme. Në të kaluarën ka pasur episode të këqija, por ne jemi të përgatitur edhe për tifozët më ngatërrestarë holandezë”.

 

– A keni bashkëpunuar me UEFA-n për organizimin e kësaj dite?

Ata na ndihmuan me eksperiencën e tyre dhe i kanë shitur biletat, të tjerat i kemi bërë ne. Do të jetë një paraqitje e mirë dhe një festë e mrekullueshme. Vetëm biletat u menaxhuan nga UEFA, ndërsa pjesa tjetër u menaxhua nga ana jonë. Ne e shpallëm si ditë feste. Për të shmangur trafikun, do të jetë një ditë pa makina për të ndihmuar në fluksin e tifozëve. UEFA na ka ndihmuar shumë në organizimin e këtij eventi. Ne arrijmë që t’i mësojmë shpejt gjërat, por ata kanë një eksperiencë shumë të rëndësishme për ne. Jam i sigurt se do të bëjmë përshtypje të mirë dhe se do të jetë një festë shumë e bukur”.

Advertisement

 

– A keni folur me dikë nga AS Roma?

Kemi folur me Roma dhe Roma Cares, me të cilët do të organizojmë një aktivitet për viktimat e dhunës në familje, edhe pas eventit. Kemi pasur kontakte për të organizuar një gala para ndeshjes. Ajo që më pëlqeu është se këtu ka ardhur jo vetëm një përfaqësi nga Roma, por edhe një përfaqësi nga Roma Cares, që është një shoqatë bamirësie. Bamirësia e tyre vazhdon edhe pas ndeshjes, punohet me burra dhe familje ku ka pasur dhunë në familje dhe jam shumë i kënaqur që po e çojmë përpara këtë proces. Dhuna është e gabuar në çdo aspekt, në futboll dhe në jetë dhe po planifikojmë të ngremë qendra sociale për të ndihmuar viktimat e këtyre familjeve, me shkolla futbolli për fëmijë dhe mbështetje psikologjike për gratë dhe burrat që janë objekt i dhunës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy