Serbi Filip Kostiç pritet të jetë goditja e radhës e merkatos së Juventusit. Mesfushori i majtë i Eintrahtit të Frankfurtit është prej kohësh në shënjestrën e bardhëzinjve. Klubi italian po punon për ta mbyllur operacionin brenda të martës dhe për ta sjell lojtarin në Torino.

 

Sipas mediave gjermane oferta e torinezëve ka qenë 12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh dhe ka një diferencë prej 3-4 milionë eurosh me kërkesën e Frankfurtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

30-vjeçari e ka lajmëruar të gjithë stafin për lamtumirën, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Kostiç do jetë ende pjesë e skuadrës që do përballet nesër me Real Madridin në finalen e Superkupës së Europës. Ky zyrtarizim pritet për çështje orësh, pasi Allegri do të kompletojë ekipin me një lojtarë me karakteristikat e Kostiç.

 

Ndërkaq futbollisti që duhet të zëvendësojë Vlahoviçin është menduar të jetë Memphis Depay. Sulmuesi Hollandez duket se është shkëputur nga Barcelona, ​​e cila do të donte ta shiste dhe të fitonte të paktën 20 milionë euro. Juventusi është i interesuar për futbollistin por sipas mediave italiane preferohet më shumë huazimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";