Serbi Filip Kostiç pritet të jetë goditja e radhës e merkatos së Juventusit. Mesfushori i majtë i Eintrahtit të Frankfurtit është prej kohësh në shënjestrën e bardhëzinjve. Klubi italian po punon për ta mbyllur operacionin brenda të martës dhe për ta sjell lojtarin në Torino.
Sipas mediave gjermane oferta e torinezëve ka qenë 12 milionë euro plus 3 në formë bonusesh dhe ka një diferencë prej 3-4 milionë eurosh me kërkesën e Frankfurtit.
30-vjeçari e ka lajmëruar të gjithë stafin për lamtumirën, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Kostiç do jetë ende pjesë e skuadrës që do përballet nesër me Real Madridin në finalen e Superkupës së Europës. Ky zyrtarizim pritet për çështje orësh, pasi Allegri do të kompletojë ekipin me një lojtarë me karakteristikat e Kostiç.
Ndërkaq futbollisti që duhet të zëvendësojë Vlahoviçin është menduar të jetë Memphis Depay. Sulmuesi Hollandez duket se është shkëputur nga Barcelona, e cila do të donte ta shiste dhe të fitonte të paktën 20 milionë euro. Juventusi është i interesuar për futbollistin por sipas mediave italiane preferohet më shumë huazimin.