Xherdan Shaqiri ka përfunduar aventurën e tij në futbollin amerikan.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i tij Chicago Fire FC, i cili ka njoftuar se klubi dhe Xherdan Shaqiri kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin.
Gjithashtu ata nuk nguruan edhe të falenderonin Shaqirin për kontributin e tij këto dy sezone.
Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, luajti 75 ndeshje me fanellën e Chicago Fire në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi 16 gola dhe dhuroi 20 asiste.
Advertisement
Shaqiri del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen. Gjasat janë të mëdha që sulmuesi anësor të rikthehet të luajë në Europë, ku interesimet nuk mungojnë.