Ish-mbrojtësi i Juventusit, Patris Evra është bindur se bardhezinjtë do të shpallen kampionë në fund të sezonit në Serie A.
Në një deklaratë të fundit Evra ka deklaruar se i sheh bardhezinjtë më të avantazhuar se Interi pasi luajnë pa presion.
Sipas tij zikaltrit po ndiejnë frikë pasi po i ndjek Juvendusi i Masimiliano Allegrit.
“Ajo që po bën Juventus mund të konsiderohet si mrekulli, megjithatë duke u shprehur në këtë formë, nuk dua të hedh poshtë punën e Alegrit. Ka krijuar një makineri perfekte që është shumë luftarake. E kritikojnë për lojën, por jam dakord me thënien e tij se kush do që të argëtohet, mund të shkoj në cirk. Renditja ka të bëjë me pikët dhe Juventus po i merr ato. Titulli? Juventusi e ka titullin në ADN, ajo që mund të rezultojë vendimtare në këtë garë dhe që nuk merret parasysh është frika e Inter që mendoj se mund ta ndjejë duke pasur bardhezinjtë nga pas. Te Inter e dinë shumë mirë se Juventus është i “uritur”, i fortë dhe me dëshirën për hakmarrje e fitore”, u shpreh Evra.
/Vizionplus.tv/