Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës, ku tashmë dihen katër ekipet e mbetura që do ta kërkojnë kurorën e më të mirit.
Atalanta shkaktoi befasinë më të madhe duke eliminuar Liverpoolin, ndërsa Marseille ishte më e mirë e sa Benfica, vetëm pas penalltive.
Në gjysmëfinale do të takohen Marsille – Atalanta, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Francë me 2 maj, ndërsa ajo kthyese pas një jave në Itali.
Bayer Leverkusen arriti të eliminojë West Hamin, ndërsa Roma ishte më e mirë se sa Milani.
Advertisement
Roma – Bayer Leverkusen do të jetë gjysmëfinalja tjetër, me ndeshjen e parë që zhvillohet në Itali me 2 maj, ndërsa ajo kthyese me 7 maj.
Finalja do të zhvillohet në Dublin, më 22 maj. /vizionplus.tv