Euro 2024/ Zvicra pulikon listën e re, largohen dy shqiptarë nga skuadra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Euro 2024/ Zvicra pulikon listën e re, largohen dy shqiptarë nga skuadra

Pas ndeshjes miqësore kundër Estonisë, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, zyrtarizoi largimin e katër lojtarëve nga kombëtarja e tij në kuadër të Euro 2024 që do të fillojë javën e ardhshme.

Në mesin e lojtarëve të larguar janë dhe dy futbollistët shqiptarë të Luganos, mesfushori Uran Bislimi dhe mbrojtësi Albian Hajdari. Dy lojtarët e tjerë që plotësojnë katërshen janë Kevin Mbabu (Augsburg) dhe Filip Ugrinic (Young Boys).

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Andi Zeqiri janë ende në grumbullim. Shaqiri e Xhaka e kanë vendin e sigurt, ndërsa Jashari e Zeqiri janë endë në testim, duhet të luftojnë deri në fund.

Lista aktuale:

Advertisement

Portierë: Keller, Mvogo, Sommer.

Mbrojtësa: Akanji, Elvedi, Ricardo Rodriguez, Schar, Stergiou, Ëidmer, Zesiger.

Mesfushorë: Aebischer, Freuler, Jashari, Rieder, Sierro, Steffen, Xhaka.

Sulmuesa: Amdouni, Duah, Embolo, Ndoye, Okafor, Shaqiri, Vargas, Zeqiri, Zuber.

Advertisement

Afati i fundit për dorëzimin e listës përfundimtare është caktuar mesnata e datës 7 qershor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy