Euro 2024/ Sot përballen 4 skuadrat e grupit F, Cristiano Ronaldo në përpjekje për t’i dhënë fitoren Portugalisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Euro 2024/ Sot përballen 4 skuadrat e grupit F, Cristiano Ronaldo në përpjekje për t’i dhënë fitoren Portugalisë

Sot do të përballen 4 skuadrat e grupit F.

Në orën 18:00 Turqia do të përballet me Gjeorgjinë, ndërsa në orën 21:00 Portugalia do të ketë si kundërshtar Republikën Çeke.

Ajo që është parë në miqësoret e fundit lë vend për disa dyshime nëse Portugalia do të përpiqet të arrijë suksesin e dytë në historinë e saj pas atij të arritur në finalen e 2016 kundër Francës.

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari i parë që do të luajë në gjashtë kampionate evropiane kur Portugalia sonte do hapë fushatën e saj në Euro 2024 kundër Çekisë.

Advertisement

Ndërsa Çekia dhe Gjeorgjia e Khvicha Kvaratskhelia nuk duket se kanë shumë shanse për të kaluar grupin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy