Edhe pse shihen si pretendentë për të fituar kampionatin Euro 2024, edhe për faktin se zhvillohet në Gjermani, situata te “panzerat’ nuk është aspak e mirë.

Ditët e fundit situata te skuadra e Nagelsman duket se po rëndohet gjithnjë e më shumë. Pas përplasjes në heshtje mes Neuer dhe Ter Stegen e cila është rindezur sërish, një tjetër përplasje ka ndodhur gjatë stërvitjes së fundit.

Antony Rudiger i Real Madrid dhe sulmuesi i Dortmund Fullkrug duket se nuk i kanë lënë pas zënkat e finales së Champions League, duke i vijuar edhe në stërvitjen e Gjermanisë.

Gjatë seancës stërvitore Rudiger ka ndërhyrë ashpër ndaj Fullkrug, i cili ka reaguar menjëherë duke e sharë mbrojtësin me ngjyrë të kombëtares gjermane, është dashur ndërhyrja Sandro Vagner, asistentit Nagelsman, që përplasja mos shkonte në përdorimin e grushtave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pas kësaj ngajrjeje, Rudiger ka zhvilluar stërvitje personale, duke bërë vrap rreth kampit stërvitor, ndërsa Fullkrug ka vijuar lojën.