Erkand Qerimaj koleksionoi të tjera pikë të rëndësishme për ta kualifikuar këtë sportist në olimpiadën e Parisit vitin e ardhshëm. Peshëngritësi shkodran, që garon për Tiranën, e mbylli i katërti në botë garën në turneun “Grand Prih”, që po zhvillohet në Doha të Katarit. Ai ngriti 153 kg në shtytje dhe 181 në shkëputje.
Ndërkohë një tjetër sportist elitar i yni, si Briken Calja, fitoi medaljen e bronzit në stilin e tij të pëlqyer, shkëputje, duke ngritur 155kg, mirëpo nuk u kualifikua në dyjarësh, pasi dështoi të ngrinte 186 dhe më pas 187 kg të tria provat.
Shansi i radhës për pikët kualifikuese të Olimpiadës është Europiani i Sofjes në nisje të vitit 2024.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";