Christian Eriksen do të largohet nga Manchester United pas dy viteve qëndrim në Old Traford.

Përkundër se kontrata e yllit danez me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2025, Eriksen ka vendosur për tu larguar nga Manchester United.

Manchester United nuk llogarit në shërbimet e danezit për sezonin e ardhshëm dhe kjo gjë i është kumtuar edhe vet lojtarit.

Megjithatë mesfushori danez nuk po shqetësohet për të ardhmen e tij, pasi ai tanimë e di se ku do të luaj në sezonin 2024/25.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

32-vjeçari pritet të rikthehet te Ajaxi pas 11 viteve të kaluara te Tottenham Hotspur, Inter, Brentford e Manchester United.

Gazeta holandeze ‘De Telegraaf’ ka raportuar se lojtari tanimë ka pasur biseda me drejtuesit e gjigantit holandez dhe është pajtuar të rikthehet në Amsterdam.

Reprezentuesi danez pritet ta prishë kontratë me United dhe në verë si lojtar i lirë të bashkohet me Ajaxin.

Eriksen kishte kaluar katër vite te Ajaxi, nga 2009 deri më 2013 para se t’i bashkohej Tottenham Hotspur, derisa me fanellën e gjigantit holandez ka zhvilluar 163 ndeshje zyrtare ku ka 32 gola e 65 asistime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";