Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e fubollit, pasi nja 14-vjeçar ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Mediat argjentinase raportojnë se talenti 14-vjeçar, Jair Rodriguez Pereira, futbollist i të rinjve të Velez, ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje infektive në spitalin Santa Isabel në Buenos Aires.
14-vjeçari i ishte bashkuar klubit në vitin 2019, duke u zhvendosur me familjen në kryeqytetin argjentinas dhe duke luajtur si mesfushor.
Advertisement
Pereira kishte lindur më 28 shkurt 2009, ndërsa ndërroi jetë një ditë para ditëlindjes së tij të pesëmbëdhjetë. Janë pezulluar të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me sektorin e të rinjve të Velez.