Empoli i shqiptarëve shpartalloi me rezultatin 10-0 skuadrën modestë të Kastelfiorentinos, në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme.
Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës në këtë test e gjeti edhe sulmuesi shqiptar, Stiven Shpendi, i cili e nisi duelin nga stoli, teksa u hodh në fushë në pjesën e dytë.
Sulmuesi 19-vjeçar shënoi golin e nëntë për Empolin në minutën e 91-të. Për sa i përket Ismajlit, mbrojtësi i Kombëtares, nuk është bashkuar ende me skuadrën, teksa po pushon disa ditë pas angazhimit me Shqipërinë në Europian.
Advertisement
Ndërkohë portieri Etrit Berisha ka dalë lojtar i lirë, pas përfundimit të bashkëpunimit me Empolin.