Egnatia u mund minimalisht 1 me 0 në transfertën boshnjake kundër Borac Banja Luka në ligën e kampioneve. Një humbje  e pësuar në minutën e  6 ndeshje, në fund të një takimi të vështirë sidomos në aspektin e atmosferës pasi rrogozhinasit kontestuan gjatë shkrimet dhe thirrjet raciste antishqiptare nga nacionaliste nga tifozët vendas.

Madje në pjesën e dytë, në minutën e  66 drejtuesit e skuadrës kampione të Shqipërisë tërhoqën ekipin pas thirrjeve :Kosova është zemrave e Serbisë” si dhe hedhjes së sendeve drejt stolit të tyre. Një ndeshje e cila edhe pse rifilloi pas 10 minutash dhe kërcënimeve te gjyqtarit Stepanski për ta ndërprerë përfundimisht, sërish u luajt mes tensionit.

Skuadra shqiptarë u masakrua nga gjyqtari polak, me kartona të verdhë dhe dy të kuq të Zejnullait dhe Ndreces. Megjithatë goli boshnjakëve me kokë erdhi vetëm në minutën e 96 nga Hrelja.

Në fund veç tifozëve , klubi i Egnatias kontestoi edhe gjykimin që sipas tyre ishte tejet tendencioz. Pas një jave në 17 korrik në Elbasan arena, rrogozhinasit do të provojnë përmbysjen për të kaluar në raundin e dytë kualifikues të champions league./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";