Po zhvillohet në Kryeministri ceremonia në nder të atletes kampione të Europës Luiza Gega, së cilës i dorëzohet Kordoni i madh me Yllin për Mirënjohje Publike .
Luiza gega parakaloi në bulevardin në krah të traujnerit të saj Taulant Stërmasi në një makinë Retro ku ndodhej edhe Ministrja Evis Kushi.
Advertisement
Anës bulevardit, Luiza gega përshendeti qytetarët që ishin me flamunj kuqezi në duar.
Ndërsa e priti në hyrje të Kryeministri, Edi rama në shenjë respekti dhe nderimi I puthi duart Luiza Gegës.
Advertisement
Më pas ceremonia vijoi brenda ambienteve të kryeministrisë ku ishin të ftuar përfaqësues të Këshillit të Ministrave, bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama, sportiste elitare të vendit tonë dhe familjare të sportistes.