Edhe Milan e nis me fitore/ Kuqezinjtë mposhtin 2 me 0 Bolonjën, në transfertë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe Milan e nis me fitore/ Kuqezinjtë mposhtin 2 me 0 Bolonjën, në transfertë 

Milani e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Serisë A duke triumfuar me shifrat 2-0 në transfertë përballë Bolonjës.

 

Vendasit luajtën me vrull në nisje dhe goditën traversën vetëm pak sekonda pas hapjes së pjesës së parë të sfidës.

 

Advertisement

Pas kësaj, kontrollin mbi topin e morën kuqezinjtë. Goli i parë për Milanin u shënua nga Olivier Zhiru më minutën e 11-të pas një krosimi të Pulishiç dhe asistimit të Rejnders.

 

Ylli amerikan Pulishiç iu drejtua portës për të dyfishuar shifrat vetëm 10 minuta më pas.

 

Advertisement

Skuadra vendase mori iniciativën në nisje të fraksionit të dytë të lojës.

 

Ndoje gjeti hapësirë në të majtën e sulmit për të gjuajtur por topi u përplas me shtyllën. Zviceriani tentoi sërish në minutat e fundit por gjuajtja e tij u bllokua nga një qendërmbrojtës i “djajve”.

 

Advertisement

Klubi i kuqezinjve shfrytëzoi edhe minutat e fundit të lojës duke shënuar një shtyllë nga Leao në minutën e 90. Milan siguroi fitore falë golave të pjesës së parë, një triumf që kuqezinjtë nuk e dyshuan aspak gjatë gjithë ndeshjes e cila u transmetua në Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy