Një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Serie A sezonin e ardhshëm. Lajmi i bujshëm këtë herë vjen nga Rusia dhe bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares Mirlid Daku.

Sipas mediave ruse një ofertë zyrtare nga klubi i Cagliarit ka mbërritur në zyrat e Rubin Kazan. “Match Tv” bën me dije se klubi rus po e shqyrton me vëmendje ofertën e Cagliarit por nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare.

Daku në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë katër asistime në 33 paraqitje në kampionatin rus. Sulmuesi i kombëtares ka një kontratë me Rubin Kazan deri në vitin 2026.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";