Zërat e merkatos sa i përket Armando Brojës sa vijnë dhe bëhen më të “nxehtë”. Mediat britanike shkruajnë se përveç Evertonit dhe Uolves edhe Arsenal është futur në garë për të marrë sulmuesin e kombëtares shqiptare nga Çelsi.

Eddie Nketiah pritet të largohet nga Arsenali për te francezët e Marsejë, kjo ka bërë që skuadra londineze të hidhet në sulm për të gjetur një zëvendësues, dhe po e kërkon te skuadra tjetër e qytetit.

Sipas mediave britanike trajneri Mikel Arteta ka dërgaur skautët e tij për të mbajtur nën vëzhgim Armando brojën, të cilin e sheh si një lojatr që mund t’i përshatet më së miri skemave të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

22-vjeçari shqiptar është një nga emrat më të lakuar të merkatos së verës teksa shumë klube kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, ndërsa e ardhmja e tij mbetet intriguese. /Vizionplus.tv/