Fernando Alonso mund të jetë rikthimi i bujshëm në Formula 1 për botërorin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur menaxheri i tij Flavio Briatore, i cili theksoi se piloti spanjoll, dy herë kampion bote, mund të rikthehet te ish skuadra e tij Renault për vitin e ardhshëm.

Alonso, që u largua nga bota e Formula 1 në vitin 2018, pas katër viteve me skuadrën e Mclaren gjatë dy viteve të fundit ka qenë i impenjuar me garat e Indy dhe Rally Dakar ku gjithashtu ka arritur jo pak suksese, shkruan Supersport.

Rikthimi i tij në Formula 1 e mbi të gjitha te skuadra franceze mund të jetë një reklamë e jashtëzakonshme për këtë sport e mbi të gjitha për makinën e Renault për të thitur më tepër të ardhura dhe në aspektin e marketingut. 39-vjeçari, që ka fituar dy tituj botëror në vitet 2005 dhe 2006 duket se po mendon seriozisht rikthimin në njëvendëshet e Formula 1 dhe një lëvizje konkrete mund të bëhet në ditët në vazhdim nga ana e palëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";