Tom Craig, sportisti që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, lojtari i hokeit dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar Komiteti Olimpik Australian.

“Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”, thuhej në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron  101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare. /vizionplus.tv