Rikthimi në fushën e blertë pas një dëmtimi muskulor nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Keidi Baren. Mesfushori kuqezi u aktivizua titullar në ndeshjen që Real Zaragoza luajti në transfertë përballë Tenerife.

Skuadra baske ia doli të triumfonte me rezultatin 2-3 dhe tahsmë me 16 pikë në 9 ndeshje renditet e dyta në Segunda Division me premisa për tu ngjitur në La Liga.

Suksesi i skuadrës u sfumua nga frika për Baren, i cili u zëvendësua në minutën e 60’ të sfidës sepse pësoi një dëmtim në hundë pasi u godit me takë nga një futbollist kundërshtar.

Mesfushori shqiptar pësoi hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjet deri në pushimin mes pjesëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai zbriti në fushë edhe për 15 minuta në pjesën e dytë, por hemorragjia i është përsëritur në stërvitjen e së mërkurës me klubin.

Mediat spanjolle raportojnë se një tjetër përplasje me shokët e skuadrës në fund të seancës përgatitore të mëngjesit në Ciudad Deportiva, u mbyll me një goditje në hundë, e cila ka bërë që Bare të përfundojë i gjakosur.

Për shkak të pamundësisë së ndalimit të rrjedhjes së gjakut, mjekët e Zaragozës kanë vendosur ta transportojnë futbollistin për në spital.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";