Armand Duplantis është padiskutim një nga fenomenet më të mëdhenj të lojërave olimpike. Ylli suedez i atletikës përmirësoi rekordin botëror të mbajtur nga vet ai në kërcimin me shkop, duke fituar medaljen e artë në olimpiadën e Parisit. Sensacional sportisti nordik.

Fillimisht me kërcimin 6 metra e 10 centimetra vendosi rekordin e ri olimpik, duke thyer atë të brazilianit Thiago Braz 6.03 vendosur në olimpiadën e Rios në Brazil në 2016. Pasi i kishin mbetur edhe tre prova të tjera, Duplantis vendosi të provojë të thyejë rekordin botëror 6.24 që ishte vendosur nga vetë ai gjatë këtij viti, dy provat e para dështuan, por në të tretën dhe në të fundit në dispozicion, suedezi fluturoi duke kërcënuar 6.25.

I gjithë stadiumi “Stad de fronc” në këmbë për të duartrokitur kampionin e madh 24-vjeçar, i cili shkroi historinë e kësaj disipline të atletikës. Vetë Duplantis shpërtheu nga gëzimi, shkoi të përqafonte partneren e tij, familjarët dhe stafin teknik me të cilin punon.

Ndërkohë në futboll janë përcaktuar dy ekipet finalist…do të jetë në fakt një dezhavy e gjysmëfinales së bukur të kampionatit europian Francë-Spanjë, që në atë rast u fitua nga iberikët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Francezët mposhtën pas kohës shtesë 3-1 Egjiptin teksa hero për skuadrën e Tieri Henri ishte Mateta me dygolesh. Ndërkohë La Roha kaloi me përmbysje 2 me 1 Marokun falë golave të Fermin Lopez dhe Sanchez./vizionplus.tv