“Duhet të reflektosh”, mediat zbardhin bisedën mes trajnerit dhe Muçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Duhet të reflektosh”, mediat zbardhin bisedën mes trajnerit dhe Muçit

Ernest Muçi e ka ndjekur ndeshjen e fundit të kampionatit të Besiktas nga tribuna, një zgjedhje që ka bërë shumë bujë në Turqi, pasi lojtari u ble 10 milionë euro dhe mendohej se do të ishte titullar fiks në radhët e klubit.

Trajneri Giovanni Van Bronckhorst shpjegoi pas ndeshjes se Muçi ishte sakrifikuar për shkak të rregulli të numrit të lojtarëve të huaj për këtë ndeshje.

Por në Turqi kanë zbuluar se mes trajnerit holandez dhe sulmuesit shqiptar ka pasur një takim për të sqaruar këtë situatë para se t’i komunikohej vendimi për të shkuar në tribunë.

“Paraqitja e jote është e dobët. Duhet të rikuperosh gjendjen sa më shpejt të jetë e mundur”, raportohet se i ka thënë Van Bronkhorst sulmuesit gjatë kësaj mbledhje. “Ti je një nga lojtarët e rëndësishëm në ekip, por paraqitja jote ka qenë në rënie në kohët e fundit”.

Advertisement

Më tej, kishte edhe kritika për mënyrën se si Muçi kishte ndjekur udhëzimet e trajnerit holandez. “Ti nuk mund të reflektosh atë që dëshiroj unë nga ty në fushë. Duhet të rikuperosh sa më shpejt që të jetë e mundur”, janë fjalët e Van Bronkhorst për lojtarin të cilin e ka aktivizuar vetëm 5 ndeshje në këtë sezon.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy