Nedim Barjami do të jetë futbollisti më i ri i Gllazgou Rejnxhërs në Skoci. Mediat skoceze raportojnë se akordi mes Reinxhers dhe Sasuolo është arritur.
Ka qenë drejtori Sportin i Sasuolos, Xhovani Karnevali i cili ka bërë të ditur se marrëveshja mes dy klubeve është pranë përfundimit.
“Është duke u finalizuar, por ende nuk është bërë. Ne jemi duke punuar për të. Mendoj se së shpejti do të arrijmë një marrëveshje”, u shpreh drejtori i Sasuolos për “Sky Sport”.
Gllazgou do të paguajë 4 milionë euro për kartonin e Nedim Bajramit. Ky do tëjetë kampionati i tretë i Barjamit në karrierë, pas Zvicrës dhe Italisë.
Advertisement