Drejtori i Bayern i tërbuar me arbitrin: Ishte penallti, shpjegimi i tij ishte skandaloz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i Bayern i tërbuar me arbitrin: Ishte penallti, shpjegimi i tij ishte skandaloz

Bayern Munich barazoi në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Arsenalit. Sfida e zhvilluar në “Emirates Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-2 dhe tashmë gjithçka pritet të zgjidhet në sfidën e kthimit në Gjermani.

Edhe pse ishte një ndeshje me gola dhe spektakël, kishte edhe episode të diskutueshme që u folën shumë pas ndeshjes. Një ndër to ishte kur portieri i Arsenalit pasi arbitri vërshëlleu pasoi topin te mbrojtësi. Ky i fundit e mori topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari nuk akordoi penallti.

Ky moment solli protesta nga lojtarët dhe stafi bavarez, por arbitri përsëri nuk dha 11-metërsh. I revoltuar është edhe drejtori i Bayernit, Max Eberl i cili pas ndeshjes thotë që ajo ishte penallti.

Arbitri i bie bilbilit, portieri e pason topin te mbrojtësi dhe ky i fundit e merr me dorë. Kjo është penallti. Arbitri tha që nuk mund të jap një penallti të tillë në çerekfinale. Më falni, nuk është faji im, nuk është faji ynë, shpjegimi i arbitrit skandaloz”, është shprehur Max Eberl.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy