Borussia Dortmund po përballet me një situatë fituese në finalen e Ligës së Kampionëve, me gjigantët gjermanë që mund të marrin një shumë të madhe edhe nëse mposhten nga Real Madridi.
Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic përparoi në finalen e Wembley me fitoren në dy ndeshjet nga 1-0, ndaj Paris Saint-Germain.
Një ditë më vonë, Real Madridi rezervoi vendin në finale falë një fitoreje edhe më dramatike 4-3 ndaj Bayern Munichut.
Bavarezët ishin në epërsi deri në minutën e 88-të para se zëvendësuesi Joselu të shënonte dy herë brenda tre minutave për ta eliminuar skuadrën gjermane.
Real dhe Dortmund do të takohen tani në Wembley më 1 qershor, me ndeshjen ku Jude Bellingham do të përballet për herë të parë kundër klubit të tij të vjetër.
Si rezultat i transferimit të tij verën e kaluar, gazeta gjermane Rhur Nachrichten po raporton se Dortmundi do të ketë një fitim të konsiderueshëm të papritur, pavarësisht nëse ata fitojnë apo humbasin.
Transferimi i Bellingham përfshinte shtesa dhe bonuse me vlerë rreth 32 milionë euro, shumica e të cilave janë relativisht të lehta për t’u aktivizuar.
Përveçse Real Madridi duhet të paguajë bonuse shtesë për fitimin e titullit të ligës spanjolle dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, marrëveshja përfshinte gjithashtu një shtesë nëse ata e fitonin atë.
Si i tillë, nëse Bellingham është në ekipin fitues në Wembley, Dortmundi në fakt do të marrë 5 milionë euro të tjera nga Reali.
Përveç kësaj, nëse anglezi përfshihet në ekipin e sezonit në Ligën e Kampionëve – gjë që duket shumë e mundshme pas një fushate të shkëlqyer – Bild po raporton se BVB do t’i detyrohet edhe 2 milionë euro të tjera.
Me nënkampionët e Ligës së Kampionëve që marrin në shtëpi 15.5 milionë euro, bonuset për Bellinghamin në fakt do ta çojnë pagesën e Dortmundit në 22.5 milionë euro – që është më shumë se 20 milionë euro, që i jepet fituesit.