Denver dhe Minessota pa “frena”, rivalitet i madh në Konferencën e Perëndimit në zonën e kreut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Denver dhe Minessota pa “frena”, rivalitet i madh në Konferencën e Perëndimit në zonën e kreut

Nata mes të premtes dhe të shtunës ka dhuruar të tjera emocione në NBA. Kampionet në fuqi të Denver treguan forcën e tyre duke mundur New Orlins Pelikans 125 me 113.

Dorëzim pa kushte për miqtë të cilët e panë veten -14 pikë që në periodën e parë dhe pastaj diferenca u thellua në 20 pikë në përfundim të periodës së dytë. Uilliamson me 30 pikët e tij provoi ti përgjigjej kampioneve, mirëpo i zakonshmi Jokic për Denver tregoi muskujt me 27 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 14 asiste duke qenë faktor kyç në suksesin e radhës për skuadrën e tij, e cila mbetet ndjekësja kryesore në konferencën e lindjes për kryesuesit e Minesotës.

Këta të fundit mundën lehtë  Portland Bleizers 116 me 93. Gobert dhe Tauns me 47 pikë në total bënë diferencën në këtë duel. Suksesi i katërt radhazi për Jutah, ekip që mundi me spektakël 145 me 113 kanadezët e Toronto Raptors.

Rikthehet tek fitorja Golden State që mundi 140 me 131 Chicago Bulls në transfertë.  Vendimtarë perioda e tretë për Warriors të cilët në këtë pjesë krijuan një diferencë +28 e cila rezultoi deçisive në fund. Shkëlqyen për Golden State Tompson me 30 pikë dhe Stefan Kërri me 27 pikë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy