Franca ia doli të merrte tri pikët e para në këtë Europian, përballë një Austrie që e vuri shumë në vështirësi.
Fitorja për “tre gjelat” erdhi falë një autogoli të Ëober në minutën e 38-të.
Por, gëzimi shpejt u kthye në shqetësim për gjendjen e Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez u përplas në fund të ndeshjes dhe pas analizave u konstatua se bëhet fjalë për një frakturë të rëndë.
Siç raporton “L’ Equipe”, Mbappe mund të kalojë menjëherë nga dera e sallës së operacionit në një spital të Dusseldorfit për të riparuar problemin, dhe prania e tij në vazhdimin e EURO 2024 është në dyshim.
Për momentin nuk janë bërë të ditura afate kohore, por është normale që në Francë ekziston shqetësimi dhe frika e fortë se “arma” e tyre e madhe nuk do të ketë kohë të jetë gati për pjesën e mbetur të turneut që përfundon më 14 korrik.
Madje, Didier Deschamps la të kuptohet në deklaratat e tij se blutë tashmë e shohin mungesën e 25-vjeçarit si një skenar të mundshëm, edhe pse për momentin asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë./vizionplus.tv