Ish-futbollisti Dani Alves u dënua me 4 vite e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej klubeve të natës në qytetin e Barcelonës, ngjarje kjo ndodhur në 30 dhjetorin e 2022.

Ish-lojtari Brazilian ka humbur respektin e shumë tifozëve pas kësaj ngjarjeje, teksa Barcelona e ka larguar nga lista e futbollistëve që mbajnë statusin e legjendës.

Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit. Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, në vendlindjen e tij në Brazil, banorët e Bahia kërkojnë që të hiqet statuja e Dani Alves nga Juazeiro. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";