Dalin përgjigjet e tamponëve të lojtarëve të Bylis, merret vendimi për ndeshjen (Foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin përgjigjet e tamponëve të lojtarëve të Bylis, merret vendimi për ndeshjen (Foto)

Dalin përgjigjet e tamponëve të lojtarëve të Bylis, merret vendimi për ndeshjen (Foto)

Bylis-Tirana do të luhet normalisht siç ishte në program këtë të mërkurë në orën 17:00. Pas rezultimit pozitiv me COVID-19 të Eridon Qardakut, kjo sfidë u vu në diskutim të madh, por përgjigjet e tamponëve të kryer nga 25 pjesëtarë të tjerë të skuadrës ballshiote, përfshirë futbollistët, stafin teknik, drejtuesit dhe puntorët e fushës kanë rezultuar të gjithë negativ. Një lajm i mirë ky që është konfirmuar edhe nga klubi i Bylisit pasi nëse brenda skuadrës mallakastriote do të kishte të tjera raste me koronavirus atëherë, do të vihej në rrezik zhvillimi i sfidës Bylis-Tirana në Adush Muça që edhe mund të anulohej.

“Analizat e bëra nga skuadra dhe stafi kanë rezultuar negative! Duke pritur që edhe testi i dytë i Qardakut të dalë përgjigje negative, me mendjen te Tirana dhe ndeshjet e radhës”, njofton klubi i Bylisit.

Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e trajnerit Dovedan, që gjithashtu ka dalë negative.

Advertisement

Ndërkohë, bie në sy fakti se lojtarët e huaj si Munoz dhe Vicente, nuk i janë nënshtruar kontrollit. E njëjta gjë edhe me mbrojtësin Ditmar Bicaj, të cilët mesa duket i kanë thënë lamtumirë Bylisit. Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për objektivat e të dyja skuadrave dhe kurrësesi nuk duhet humbur në ekranin e Supersport.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy