Mirlind Daku është i papërmbajtshëm në nisje të këtij sezoni të ri futbollistik në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte vendimtare për rubin Kazan në javën e pestë të kampionatit.

Në duelin e luajtur në transferte kundër Agron Togliati, Daku përmbysi i vetëm ndeshjen dhe i dha tre pikë të çmuara Rubin Kazanit në fitoren 2 me 1. Të zotët e shtëpisë kaluan të parët në avantazh me anë të Maksim Palienko. Mirëpo për të rikthyer në lojë miqtë mendoi shtatlarti kuqezi.

Në minutën e  54 pas një inkursioni nga e djathta, shërbimi i tij i fortë në qendër e detyroi mbrojtësin vendas Savicev të shkaktonte një autogol. Ndërsa në fund në shtesë, pas një goditje nga këndi dhe rrëmuje në zonën vendase ishte Mirlind Daku që e shtyu topin ne rrjete.

Tre pikë të rëndësishme për Rubin Kazan dhe katër gola në 5 javë kampionat për 26-vjeçarin nga Kosova, i rritur në dhomat e zhveshjes me ovacione nga trajneri dhe shokët e skuadrës në përfundim të ndeshjes. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";