Pas COVID-19, situata në klubin e Malagas nuk është aspak e mirë. Futbolli në Spanjë ndaloi e kjo ka sjellë probleme financiare për shumë klube.

Edhe skuadra e Malagas, ku luajnë dy futbollistët kuqezi Armando sodiku dhe Keidi Bare ka probleme për shkak të situatës.

Në një njoftim zyrtare, skuadra që militon në Divizionin e Dytë në Spanjë e ku luajnë dy lojtarë të Kombëtares Shqiptare, njoftoi se do të detyrohet të paraqesë një plan pushimesh kolektive nga punë, i domosdoshëm “për të siguruar vijimësinë e Malagas”. Shoqëria andaluze thotë se plani i reduktimit të punonjësve synon të zvogëlojë shpenzimet e klubit, por mbetet të shihet se kush dhe si do të ndikohet nga kjo masë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E kualifikuar deri në çerekfinalen e Champions League në vitin 2013, por e rënë nga elita e futbollit spanjoll në vitin 2018, skuadra andaluze ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve tatimore pasi një gjyqtar spanjoll shkarkoi presidentin e saj, sheikun e Katarit, Abdallah ben Nasser al -Thani, dhe tre fëmijët e tij nga menaxhimi financiar i klubit në muajin shkurt.