Coronavirus i prish planet sërish Champions League, Lisbona numër rekord të infektuarish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Coronavirus i prish planet sërish Champions League, Lisbona numër rekord të infektuarish

Coronavirus i prish planet sërish Champions League, Lisbona numër rekord të infektuarish

Edhe pse vendimi final u mor vetëm 1 javë më parë, “Final Eight” i Champions League mund të vendoset në dyshim.

Jo për shkak të mënyrës së zgjedhur nga UEFA, por për qytetin pritës së garës. Javën e kaluar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi Lisbonën dhe dy stadiumet e saj, “Da Luz” dhe “Jose Alvalade” për të pritur përballjen e tetë ekipeve finaliste, por në ditët e fundit rritja e ndjeshje e infektimeve me Covid-19 që ka sjellë dhe epiqendra të tjera, ka detyruar qeverinë të shpallë karantimin në kryeqytet.

Atje ditën e sotme u regjistruan 90 raste të reja. Një tjetër vatër shpërtheu dhe në Santuario de Fatima, në komunën Ourem, u regjistruan 16 raste. Që prej fillimit të pandemisë, në Portugali janë shënuar 39 mijë të infektuar dhe 1534 të vdekur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy