Antonio Conte dhe Simone Inzagi janë dy trajnerët më të paguar në kampionatin Italian. Dy teknikët e Napolit dhe Interit kryesojnë tabelën e teknikëve të cilët kanë pagat më të larta në serinë A.
Me gjetjen e dakordësisë për të rinovuar kontratën me ziklatrit deri në 2026, Simone Inzagi tanimë do të marrë një pjesë të majme prej 6. 5 milionë euro në sezon, një shumë e cila natyrisht justifikohet edhe nga rezultatet e mira të Inzagit në krye të Interit, kurorëzuar në dy sezone e fundit me një finale championsi dhe me titullin kampion në sezonin fundit që i dha mundësi klubit ziklatër të merrte yllin e dytë në fanellë. I vetmi që i bën rivalitet në këtë klasifikim është Antonio Konte, ish-trajner i Juventusit dhe Interit madje.
Kudo ku ka shkuar, Conte i ka pasur pretendentët e larta financiare, e kështu ndodhi se fundmi edhe tek Napoli, ku firmosi vetëm me kushtet e tij, pra 6. 5 mln neto euro në sezon. Dyshja e trajnerëve është shumë e shkëputur në diferenca nga pjesa tjetër e trajnerëve. Konkretisht ndjekësi i tyre i afërt edhe pse në diferenca shumë të mëdha, gati gjysmën me pak është Tiago Mota, tekniku Italio-braziolian i Juventusit.
Ai do të marrë 3.8 mln euro në sezon tek Zonja e Vjetër, patjetër më shumë sesa tek Bolonja, por shumë më pak sesa dy trajnerët e skuadrave që i rivalizon për titullin kampion. Edhe më pak trajneri i një tjetër skuadre që lufton për titullin, Fonseca i Milanit që ka firmosur kontratën pak ditë më partitë tek kuqezinjtë për 2. 5 mln euro në sezon. Madje më shumë sesa portugezi i kuqezinjve paguhen Gasperinui i Atalantës me 3 mln euro neto në sezon dhe De Rosi i Romës me 3.2 mln euro neto në sezon. /vizionplus.tv