Inter duket si i ka dhënë lamtumirën fitimit të Serie A pasi është tashmë 8 pikë larg Juventusit kryesues.

Zhgënjimi bëhet më i madh, nëse shihet humbja e dyfishtë e zikaltërve në përplasjet direkte me kampionët në fuqi.

Këto janë numra, që kanë shijen e një konkluzioni paraprak: në ndeshjen e dytë, pas rifillimit të kampionatit, “scudetto” për Interin u kthye menjëherë në një mirazh të zbehtë. E gjitha kjo, pasi humbi edhe kualifikimin për në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, gjithashtu finalen e Kupës së Italisë. Nuk është ende koha për të bërë bilance, as për të hartuar buxhete, sepse duhet të luhet edhe “Europa League”. Megjithatë, është e natyrshme që te zikaltrit të fillohet një fazë reflektimi. Prognoza sezonale nuk është aspak e mirë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Interi ka bërë superinvestime, por rrezikon ta mbyllë pa asnjë trofe. Një premisë kjo që e vë në rrezik postin e Conte-s.