Conference League duket se është “mollë” e ndaluar për Fiorentinën, të cilët kanë humbur për të dytin vit radhazi në finale.

Një vit më parë humbisnin përballë Uest Ham, ndërsa mbrëmjen e sotme u mposhtën nga Olimpiakos.

Grekët shënuan në minutën e 116 me anë të El Kaabi. Një gol i cili u desh të konfirmohej nga VAR, pasi ashtu si në minutën e nëntë të pjesës së parë edhe mund të ishte anuluar, po për pozicion jashtë loje.

Ky është edicioni i tretë i Conference league, i cili këtë herë u fitua nga grekët e Olimpiakos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që për herë të parë finalja e Conference league u zhvillua në Air Albania në Tiranë, mes Romes dhe Fejnordit, ku fitues dolën italianët e drejtuar në atë kohë nga Jose Mourinho.