Ballkani i Ilir Dajës ka pësuar një humbje zhgënjyese mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku është mposhtuar me rezultatin 1-0 nga irlandezo-veriorët e Larne, në sfidën e parë të vlefshme për raundin e tretë të Conference League.

Golin ui ndeshjes u shënua në minutat e fundit nga qitë. Ishte Doneli i cili realizoi në minutën e 89-të të ndeshjes, duke suyprizuar vendasit dhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Kujtojmë që me këtë skuadër Ballkani u përball edhe në sezonin e shkuar, teksa arriti t’iu shënonte plot 7 gola në total, ndërkohë që këtë edicion ekipi nga Suhareka duket se e ka humbur atë shkëlqimin.

Gjithsesi kualifikimi mbetet ende i hapur dhe Ballkani do të tentojë përmbysjen e madhe në sfidën e kthimit që do të luhet pas 1 jave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";