City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmtohet para sfidës ndaj Realit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
City në ankth për Haaland, sulmuesi dëmtohet para sfidës ndaj Realit

Manchester City ka parë sot të shkëlqente për herë të parë me fanellën e kësaj skuadra Omar Marmush, i cili shënoi 3 gola ndaj Newcastle në fitoren 4-0.

Por nga ana tjetër, “qytetarët” janë në ankth, pasi ylli i tyre i sulmit, Erling Haaland, ka lënë fushën e lojës me një dëmtim në gju.

Ndeshja ndaj Newcastle ishte drejt mbylljes kur sulmuesi norvegjez u pa në tokë duke shtrënguar gjurin, në atë që dukej se ishte diçka serioze edhe në komunikimin e tij të shqetësuar me mjekët, pasi ndjente dhimbje.

Ai doli vetë nga fusha i zëvendësuar, duke u ulur i dëshpëruar në pankinë, por duke ngritur kësisoj një alarm të mirëfilltë te Manchester City që përballet në ditët e ardhshme me kundërshtarë që do të përcaktojnë fatin e sezonit.

Advertisement

Sfida e parë dhe ndoshta më e rëndësishmja është ajo ndaj Real Madrid të mërkurën në Ligën e Kampioneve, ku i duhet të përmbysë humbjen 3-2.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy