Manchester City ka hipotekuar trofeun e parë për sezonin e ri, duke mposhtur me 11 metërsha rivalët e përhershëm Manchester United.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa dueli shkoi direkt me penallti, ku “qytetarët” u treguan më të saktë.
Fillimisht ishin “djajtë e kuq” që shënuan me Garnaçon në minutën e 82-të, ndërkohë që Bernardo Silva vendosi baraspeshën në minutën e 89-të.
Për sa i përket penalltive, City triumfoi me shifrat 7-6. Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë për “qytetarët”, ndërkohë që për Junajtid gabuan Sanço dhe Evans.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";