City hipotekon trofeun e parë për sezonin e ri, mposht me 11 metërsh United në finalen e Superkupës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
City hipotekon trofeun e parë për sezonin e ri, mposht me 11 metërsh United në finalen e Superkupës

Manchester City ka hipotekuar trofeun e parë për sezonin e ri, duke mposhtur me 11 metërsha rivalët e përhershëm Manchester United.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa dueli shkoi direkt me penallti, ku “qytetarët” u treguan më të saktë.

Fillimisht ishin “djajtë e kuq” që shënuan me Garnaçon në minutën e 82-të, ndërkohë që Bernardo Silva vendosi baraspeshën në minutën e 89-të.

Për sa i përket penalltive, City triumfoi me shifrat 7-6. Bernardo Silva ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë për “qytetarët”, ndërkohë që për Junajtid gabuan Sanço dhe Evans.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy