Cikalleshi shënon sërish në Turqi dhe vendos një rekord të ri në klubin ku aktivizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cikalleshi shënon sërish në Turqi dhe vendos një rekord të ri në klubin ku aktivizohet

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar sërish në superligën turke, ndërsa ka vendosur dhe një rekord të ri në klubin ku aktivizohet.

Cikalleshi ka shënuar golin e parë në fitoren që Konyaspor mori në transfertë përballë Pendikspor, sfidë e cila u mbyll 0-2 për miqtë, ku golin e dytë e shënoi një tjetër shqiptar, Valon Ethemi.

Cikalleshi u tregua ni saktë duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ky ishte një gol historik, pasi shqiptari kalon në kuotën e 27 golave të shënuara me fanellën e Konyaspor në kampionat dhe bëhet lojtari i huaj që ka realizuar më tepër me këtë ekip.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy