Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të largohet brenda kësaj jave nga skuadra turke e Konyaspor.
Cikalleshi pak kohë më parë pati probleme me skyuadrën e Konyaspor e cila e pezulloi për disa ndeshje, pasi sulmuesi kishte kërkuar rrogat e papaguara.
Mediat në Turqi raportojnë se Rizespor është në gjurmët e sulmuesit të Kombëtares.
Edhe pse merkato e dimrit në Evropë u mbyll, në Turqi ka edhe tre ditë afat për lëvizjet e lojtarëve. 33-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren e sotme 0-1 kundër Sivasspor në Kupë, teksa në Turqi janë të bindur se Cikalleshi do jetë sërish pjesë e kampionatit turk.
Advertisement
Rizerpori ka suprizuar këtë sezon, pasi ndodhet në vendin e pestë.
/Vizionplus.tv/
Advertisement