Humbja ne startin e sezonit te ri te Champions kunder Dinamo Zagreb i ka “ngrene koken”, trajnerit te Chelsea Tomas Tuchel.
Ai eshte shkarkuar nga detyra pas humbjes minimaliste 1 me 0 te marten ne mbremje ne Kroaci ndaj nje kundershtari shume modest.
E megjithate perpos kesaj, duket se shkarkimi i teknikut gjerman eshte si nje “rrufe” ne qiell te hapur duke marre ne konsiderate te kaluaren e suksesshme te Tuchel tek londinezet.
Ai madje ka mundur te fitoje edhe Champions League dy sezone me pare me Chelsea.
Fillimi i ketij sezoni per Chelsea nuk ka qene brilant pasi vec gafes ne Champions, skuadra edhe ne Premier League nuk ka shkelqyer ndonese presidenti i ri beri shpenzime marramendese ne merkato duke blere lojtare me shifra te cmendura.