Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando broja është në shitje. Blutë e Londrës duket se nuk e kanë më të preferuarin e tyre Brojën, dhe po kërkojnë të fusin para shtesë në arkat e tyre
“The Athletic”, bën të ditur se Chelsea është gati t’i japi lamtumirën sulmuesit të Kombëtares shqiptare që në janar.
“Chelsea ka dëshirë të lejojë Armando Brojën të largohet në mënyrë permanente dhe një largim i tij i mundshëm nuk është në varësi të blerjes së një zëvendësuesi nga blutë e Londrës. Ka interes nga disa klube të ndryshme për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fullhem, Uest Hem dhe Ullvërhempton.
Çdo interes për një rekrutim të ri në janar apo në verë, nuk ka lidhje me situatën e Brojës, teksa Kristofer Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi shpejt”, shkruhet në artikullin e portalit të njohur sportiv britanik.
Për Brojën Chelsea kërkon shumë e 30 milionë paundeve, çka ka bërë që shumë klube të tërhiqen pasi e konsiderojnë një vlerë shumë të lartë.